Një nënë dhe djali i saj po festojnë diplomën e tyre master nga Universiteti Kristian i Teksasit. Kyle Fields dhe Brandi Fields tani kanë gradën Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit. “Ndarja e këtij momenti me djalin tim është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë”-tha Brandi Fields në një njoftim për shtyp. “Ne e kemi mbështetur njëri-tjetrin gjatë netëve të vona dhe afateve strikte. Të ecim në skenë së bashku, është një moment i jashtëzakonshëm dhe kuptimplotë për familjen tonë.”
Ajo tha se rrugëtimi i saj drejt marrjes së diplomës pasuniversitare ishte i gjatë. “Kthimi në klasë pas kaq shumë vitesh ishte një sfidë por të mësuarit së bashku me profesionistë me përvojë nga prejardhje të ndryshme e bëri atë jashtëzakonisht të dobishme. Vështrimet që fitova si nga profesorët ashtu edhe nga kolegët ishin të paçmueshme.”-tha nëna krenare.