2017 vjen me një lajm të mirë për këngëtaren kosovare Era Istrefaj. Ajo mori zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare përveç asaj kosovare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani firmosi dekretin me numër 9946 i cili parashikon dhënien e shtetësisë shqiptare për yllin e muzikës moderne.