Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angel Merkel. Sipas burimeve diplomatike, në bisedën telefonike dy liderët kanë këmbyer mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjeve rajonale me në krye Sirinë. Erdogan dhe Merkel ranë dakord për një takim mes ministrit turk të Thesarit dhe Financave Berat Albayrak dhe homologut të tij gjerman brenda pak ditëve.