Aktualitet

Eriselda Sefa dhe Sali Shehu paraqiten në SPAK!

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni.

Megjithatë, edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së saj kujtojmë se Kryetarja e bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa është paditur në SPAK nga një shkollë private në mars të vitit të kaluar, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbehej disa dhjetëra metra katror tokë kësaj shkolle.

Më herët, edhe kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Nuk dihen arsyet pse kreu i FRD-së është paraqitur në SPAK, por siç shihet edhe në këto pamje ai shfaqet i qeshur teksa futet brenda.

Sali Shehu raportohet se po bënte edhe batuta me gazetarët e pranishëm në ambientet e jashtme të SPAK, duke i thënë atyre se “kam ardhur per qejf”.