Bota

Europa në alarm nga i nxehti

Europa në alarm të kuq nga i nxehti. Vala afrikane nuk po kursen Spanjën Jugperëndimore dhe Portugalinë Juglindore, ku termometri shënon 47 gradë. Autoritetet spanjolle e portugeze lëshuan alarmet që do të mbeten në fuqi, të paktën deri të djelën. Alarmin e kuq e ka lëshuar dhe Italia.  Në Britaninë e Madhe, temperaturat pritet të arrijnë në 33 Gradë Celsius në Juglindje.