Film & Tv

Fansat e zhgënjyer pasi Netflix publikoi dokumentarin “One Last Adventure” për Stranger Things? Pse?

Netflix ka lançuar dokumentarin dy-orësh “One Last Adventure: The Making of Stranger Things 5”, që sjell prapaskenat e realizimit të sezonit të fundit të serialit, i cili përfundoi më 1 janar.

Fansat kanë mundësinë të shohin procesin e xhirimeve dhe detaje nga sezoni final, por shumë prej tyre janë ndjerë të zhgënjyer. Shumë prisnin që dokumentari të ishte në fakt një episod sekret i fundit.

Pas episodit final të sezonit të pestë, rrjetet sociale u mbushën me spekulime dhe teorinë e njohur si “Conformity Gate Theory”.

Sipas saj, sekuenca përfundimtare e personazheve që vazhdojnë jetën e tyre ishte në të vërtetë një iluzion i krijuar nga Vecna.

Publikimi i dokumentarit më 12 janar rriti pritshmëritë e fansave, të cilët shpresonin se do të zbulonin një kapitull të fshehtë të serisë.