Health & Beauty Vitality Vibes | News

Fasting 72 orë, mjekja këshillon: Një detoks i mëlçisë, shkatërrim i qelizave kanceroze…

E ftuar në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin, ka qenë mjekja toksikologe Suela Xhufi. Ajo ka folur më shumë për intoksikimin dhe substancat e dëmshme që janë konstatuar kohët e fundit në frutat dhe perimet që konsumojmë. Çfarë i shkaktojnë ato shëndetit të njeriut?

Si mund të pastrohet trupi ynë nga toksinat?

Bëhet një pastrim, që unë e kam sugjeruar gjithmonë, është pak i vështirë, jo të gjithë pacientët mund ta bëjnë. Fasting mbi 24 orë deri në 72 orë, pa ngrënë fare dhe pa ujë, është protokolli i fundit, që është shumë e vështirë. Do të bënte një detoks të mëlçisë në mënyrë shumë të mirë mbi 90% dhe do të kemi një autofagi në nivelet më të larta. Pra një shkatërrim të qelizave kanceroze dhe të dëmtuara, plus një pastrim dhe një eliminim të këtyre toksinave, por dhe të parazitëve. Fasting 72 orë, pa ujë dhe pa ushqim. Është i vështirë. Nuk e sugjeroj patjetër tek pacientët që janë me patologji kronike, sepse nuk e përballojnë dot klinikisht. Por tek një individ i shëndetshëm unë do ta sugjeroja ta fillonte fillimisht me 12 orë, pastaj me 24 orë, derisa ta arrijë 72 orëshin. Unë kam arritur deri tek 48 orëshi, jo më shumë. Është e vështirë, por energjia që ti ndien është shumë e mirë, nuk ndihesh i lodhur çuditërisht.