FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese që së shpejti mund të arrijë në Evropë. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës, duke i privuar gradualisht të prekurit nga kujtesa dhe pavarësia e tyre. Sipas Fondacionit për të Mposhtur Alzheimerin, 17 për qind e njerëzve mbi moshën 75 vjeç e kanë këtë sëmundje. Edhe pse sëmundja shfaqet te qindra mijëra pacientë, vetëm gjysma diagnostikohet siç duhet.
Deri më tani diagnoza e sëmundjes së Alzheimerit bëhet në bazë të testeve neuropsikologjike, imazherisë me rezonancë magnetike, tomografisë me emision pozitronesh (skanimi PET), e cila mat aktivitetin metabolik. Mjekët gjithashtu mund të marrin një mostër të lëngut cerebrospinal (shpimi lumbar) dhe të matin proteinat që janë të pranishme në sasi të mëdha në trurin e pacientëve me Alzheimer.
Ndërkaq, një studim ka zbuluar se ata që konsumojnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar kanë 33% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë, përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimerit. Hulumtimi, i zhvilluar përgjatë shtatë viteve, përfshiu krahasimin e konsumit të përditshëm të sheqerit mes pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se individët që konsumonin rreth 30.3 gramë sheqer të shtuar në ditë kishin ndjeshëm më shumë rrezik për sëmundjet neurodegjenerative krahasuar me ata që konsumonin vetëm 5.8 gramë në ditë.
Kur bëhet fjalë për trurin tonë, shkenca tregon se ai mund të plaket me një ritëm të ndryshëm nga vitet tona. Mosha që ndjeni, në krahasim me moshën tuaj biologjike, njihet si “mosha juaj subjektive”. Dhe nëse mosha juaj subjektive është më e re se numri i viteve që keni grumbulluar në të vërtetë këtu në Tokë, kjo është një gjë e mirë! Studiuesit raportuan se njerëzit dygjuhësh kanë lidhje nervore më të centralizuara dhe të specializuara, sepse të folurit e dy gjuhëve e bën trurin tuaj të “zgjedhë” informacionin në mënyrë më efikase dhe kjo kursen energjinë e trurit, gjë që ndihmon ta mbajë atë të ri.