Lifestyle

Fiksimet e trendeve të bukurisë, për të cilat shumë njerëz janë penduar!

Moda është një gjë shumë e domosdoshme dhe e paqëndrueshme. Shumë shpesh, ndërsa përpiqemi të jemi në modë, ne blejmë gjërat më të pazakonshme.

Kjo nuk dëmton asgjë përveç financave tona. Por ndonjëherë, standardet e bukurisë kërkojnë që ne të ndryshojmë diçka në trupin tonë. Dhe kjo është gjithmonë e rrezikshme: Zakonet e vjetra të bukurisë mund të harrohen shpejt, por ndryshimet moderne që janë zbuluar së fundmi mbeten në një kohë të pacaktuar në trupin tonë.

Në këtë artikull do të njiheni me ndryshimet që lënë gjurmë në trupin e njeriut dhe shpesh i bëjnë ata që të pendohen.

1. Zgjatimi i qerpikëve është një procedurë standarde dhe mjaft e padëmshme nëse ndiqni disa rregulla. Pra është më mirë të shmangni mbajtjen e tyre për një kohë të gjatë. Ju duhet t’i mbani ato vetëm për raste të veçanta dhe më pas t’i hiqni. Sipas mjekëve të syve, zgjatimet e qerpikëve mund të çojnë në uljen e shpejtësisë së rritjes së qerpikëve tuaj natyralë. Një rrezik tjetër është sindroma e syve të thatë. Gjithashtu, para procedurës, sigurohuni që të mos keni një reaksion alergjik ndaj ngjitësit që kërkojnë qerpikët.

2. Trendet që diktojnë se cila formë e vetullave është e popullarizuar ndryshojnë me kohën. Rreth 30-vite më parë, vetullat e holla ishin në modë. Pastaj, ato u zëvendësuan me vetulla të trasha dhe duket se ky cikël nuk mbaron kurrë. Tani, trendi ‘mikroblanding’ dhe ‘tatuazhet’ janë procedura shumë të njohura. Ju thjesht e aplikoni njëherë dhe pastaj thjesht e përforconi një herë në disa muaj. Sigurisht, që ka shumë rëndësi profesionalizmi i artistit që ju shkoni, prandaj duhet pasur shumë kujdes.

3. Pirsing ishin të njohura në fund të viteve ’90 dhe fillimin e viteve 2000. Hundët e shpuara, vetullat, buzët dhe pjesët e tjera të trupit dukeshin vërtet tërheqëse dhe intriguese. Pika më e njohur për pirsing është në pjesën e kërthizës. Të famshmit ishin të parët që e zbuluan këtë trend.

4. Tatuazhet janë mjaft normale dhe çdo ditë e më shumë bëhen të preferuarat tona. Nëse jeni me fat të gjeni një artist të talentuar, mund të realizoni një kryevepër të vërtetë në trupin tuaj. Me tatuazhe, ju mund të fshihni plagët dhe defektet e lëkurës. Gjëja më e rëndësishme për të bërë është të zgjidhni një tatuazh që ju pëlqen vërtet, sepse nëse më vonë pendoheni, nuk mund ta ktheni kohën pas.

5. Pirsing me vrima të mëdhaja në vesh. Kjo tendencë nuk është aq e famshme sa shpimi i rregullt dhe gjithashtu duket më e pazakontë. Me unaza speciale, vrimat e zakonshme shtrihen në gjerësi më të mëdha. Problemi i vetëm është se këto vrima nuk shërohen kurrë. Për të fshehur vrimën, do t’ju duhet një operacion me qepje.

6. Lente kontakti me ngjyrë. Nëse vendosni lente me ngjyrë të dallueshme, ju do të dukeni shumë ndryshe. Ky aksesor është shumë i rrezikshëm, kështu që para se ta përdorni duhet të konsultoheni me një okulist. Ju duhet t’i bleni këto lente në kompani të certifikuara sepse do të dëmtoni sytë tuaja dhe do të përfundoni me syze.

7. Nxirja e lëkurës. Gjatë sezonit veror ne marrim rreze nga dielli, por në dimër ngjyra çokollatë zhduket dhe shumë vajza detyrohen të shkojnë në qendra estetike për të bërë solar. Normalisht që solari është shumë i dëmshëm për lëkurën dhe ka shumë efekte anësore.

8. Grimi i përhershëm. Make-upi i përhershëm është një zgjidhje shumë e mirë për personat që kanë alergji ndaj produkteve kozmetike. Por problemi qëndron se ky lloj make-upi mund të fshihet vetëm me ndërhyrjet me lazer. Kështu që ju duhet të zgjidhni një profesionist për këtë procedurë.