Celebrities Gossip Showbiz

“Fitova dashurinë…” Brikena Selmani bën deklaratën që askush s’e priste për Mateon!

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani ka bërë një rrëfim të sinqertë në Fan Club BBVA, duke treguar se nuk ndihet aspak e humbur nga ky rrugëtim.

Edhe pse nuk arriti të shkojë në finale, Brikena u shpreh se ka fituar diçka shumë më të rëndësishme për të, dashurinë.

E vërtetë që fitova dashurinë, e cila rrjedhën e saj do ta marrë jashtë

-deklaroi ajo, duke konfirmuar se ndjenjat për Mateo Borrin do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Ajo theksoi se nuk do ta imagjinonte dot eksperiencën në Big Brother VIP Albania pa praninë e Mateos, duke e cilësuar raportin e tyre si një nga momentet më të rëndësishme të këtij rrugëtimi.

Sipas saj, gjithçka ndodh për një arsye, dhe lidhja e krijuar brenda shtëpisë është diçka që e vlerëson shumë.

Duke folur për ndjenjat e saj, Brikena u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga vendimet që ka marrë.

Për djalin dhe vlerat që ka treguar, do t’i kisha rënë shumë pishman nëse do i thoja jo

-tha ajo, duke treguar bindjen për zgjedhjet e saj brenda shtëpisë.

Edhe pse gara vazhdon për çmimin e madh, Brikena duket se e ka gjetur “fitoren” e saj jashtë lojës, një histori që pritet të vazhdojë edhe pas Big Brother VIP Albania.