Avokatet e ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës.
Ankimi vjen një ditë pasi presidenti shpalli dekretin për zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Ndërkohë nga avokatet e Veliaj është ankimuar edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.
“Dekreti presidencial është contra Constitutionem (antikushtetues). Mandati i Kryetarit të Bashkisë nuk është mandat personal, por shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës. Kërkon nga Gjykata Kushtetuese mbrojtjen e menjëhershme të demokracisë përfaqësuese”, thuhet në anikimin e depozituar në Kushtetuese nga avokatët e Veliajt.
Trupa e Gjykatës Kushtetuese duhet të mblidhet brenda një afati të shkurtër kohor (pesë ditë) për të shqyrtuar dekretin.