Bota

Florida, vendi më i goditur nga Koronavirusi në SHBA

Gjithnjë e më shumë, Florida po kthehet në epiqendër të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, që mbetet vendi më i goditur në botë nga pandemia. Në 24 orë u regjistrua një rekord i ri prej rreth 12 mijë e 500 rastesh e 87 viktima. Deri tani, në Florida numërohen mbi 350 mijë të infektuar e afro 5 mijë viktima, ndërsa në të gjithë Amerikën, rreth 3 milionë e 800 mijë raste dhe mbi 140 mijë pacientë ndërruan jetë.  Ndërkaq, në nivel global janë më tepër se 14 milionë e 500 mijë të prekur e mbi 606 mijë viktima, sipas shifrave që jep universiteti amerikan “Johns Hopkins”.