Bota

Fondi i Rimëkëmbjes, vazhdon Samiti i BE-së në Bruksel

Në Bruksel vazhdon dhe sot për të 4-ën ditë samiti europian që synon miratimin e Fondit të Rimëkëmbjes nga koronavirusi. Negociatat vijojnë ndonëse duhej të mbylleshin të shtunën, por nuk ka konsensus për paketën 750 miliardë euroshe. Palët mbeten të ndara në qëndrime e gjithashtu këmbyen akuza duke mos e fshehur nervozizmin. Bisedimet rinisin pasdite në orën 16:00.