Qeveria franceze ka ekzaminuar dje draftin e parë të një ligji që kërkon nga koleksionet riatdhesimin e objekteve specifike me origjinë nga Afrika brenda një viti.
Ligji i ri që pritet të miratohet në parlament, pezullon statusin e pronësisë për të bërë të mundur kthimin e 27 objekteve fillestare të marra nga ish-kolonitë franceze Benin e Senegal.
Në një raport të vitit 2018 thuhej se akademikët Bénédicte Savoy e Felëine Sarr kishin zbuluar më shumë se 90,000 objekte nga Afrika nën-Sahariane që mbahen në koleksione frnaceze, shumica e të cilave në muzeumit e Parisit, Musée du quai Branly.
Institucioni ka njëzetegjashtë statuja të marra nga pallati mbretëror Abomey në Afrikën perëndimore në 1892, që tashmë i përket republikës së Benin.
Ligji specifikon gjithashtu kthimin e një shpate të marrë nga trupat franceze nga Omar Saïdou Tall, lideri musliman që luftoi kolonisalistët në vitet 1850. Vitin e kaluar kryeministri francez Édouard Philippe ia huaazoi shpatën presidentit senegalez Macky Sall në shenjë vullneti të mirë për rikthimin e objekteve të artit.