Nis varrimi solemn i Papa Françeskut. Sheshi Shën Pjetër, si edhe Via della Conciliazione e rrugët përreth janë mbushur me njerëz, të mbledhur për t’i dhënë lamtumirën Papës. Papa do të bëjë “udhëtimin” e tij të fundit tokësor me automjetin papnor.
Nga oborri i Bazilikës së Shën Pjetrit, Mesha Funerale për Papa Françeskun u kryesua nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve. Në përfundim, u bë transferimi i trupit të të ndjerit Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.