Në të gjithë botën janë 4.8 milionë të infektuar me koronavirus. Nga këta 316 mijë e kanë humbur betejën me sëmundjen. Sa i përket vdekshmërisë, Shtetet e Bashkuara kanë përqindjen më të lartë, ku sot numërojnë rreth 90 mijë viktima nga 1.5 milionë raste. Rusia dhe Britania janë në radhë për numrin e të prekurve, ndërsa viktimat, pas SHBA-së është Britania e ndjekur nga Italia me 35 mijë dhe 32 mijë të vdekur.