I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë për personazhet më të komentuar këtë sezon, duke dhënë dhe kritikat e tij, por duke u ndalur edhe tek jeta e tij private…
Po djemtë e këtij edicioni të “Përputhen” si të duken?
Nuk dua t’i fus të gjithë, por pjesa më e madhe janë gropë. Jo në thellësi, jo në gjerësi, por janë gropë. Tek pjesa e të folurit, në raport me vajzat, janë më pasivë. Kanë më pak energji djemtë këtë vit.