Live From Tirana

Gerona Hyska: “Malësorët më kanë mbështetur shumë në SHBA, kurse njerëzit nga vendi im…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Gerona Hyska, për të treguar mbi historinë e saj të suksesit dhe karrierën në SHBA. Si ishin fillimet e saj në një vend të huaj, sfidat por dhe gëzimet e saj…

Me çfarë po punon tani?

Jam duke u marrë me disa projekte, më pëlqen që të këndoj moderne. Them moderne sepse unë gjithmonë fus atë shpirtin popullor. Unë e këndoj një këngë moderne me shpirt shqiptareje. 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë kam marrë një mbështetje shumë të madhe nga malësorët. Njerëzit prej veriu mua më kanë suportuar pafund. Më vjen keq që duhet ta shpreh këtu në mikrofon, që nga njerëzit nga vendi im, nuk kam patur suport aq të madh sa kam patur nga malësorët. Është e çuditshme. Fakti se sa më duan, fakti se sa shumë më vlerësojnë, se sa më ftojnë nëpër dasmat e tyre dhe ndonjëherë ndihem edhe në siklet sepse kanë këngëtarët e zonave të tyre, ndoshta nuk mund t’jua di të gjithë këngët apo traditat, por ata e dinë që unë jam një këngëtare që këndoj dhe pak nga Veriu, nga Shqipëria e Mesme, Jugu, këndoj këngë moderne…