Biskotat gingerbread është receta e zgjedhur sot nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Ato janë një ëmbëlsirë tradicionale, të njohura për shijen e tyre të ngrohtë dhe aromën karakteristike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit. Këto biskota kanë një teksturë të butë dhe një ngjyrë të theksuar kafe, duke u shoqëruar shpesh me forma të ndryshme, si njerëz të vogël, yje, dhe zemra. Të preferuara gjatë sezonit të dimrit, veçanërisht gjatë festave të Krishtlindjeve, dhe shijohen si nga fëmijët, ashtu edhe nga të rriturit. Biskotat gingerbread mund të zbukurohen me glasurë të bardhë ose ngjyra të tjera, duke i dhënë një pamje festive dhe tërheqëse.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
400 g miell
1 vezë e plotë
1 e verdhë veze
150 g gjalpë i butë
90 g g sheqer kaf
100 g mjaltë
1 lugë e vogël kanellë
1 lugë e vogël fryrës tortash
xhinxher pluhur
Përbërësit për glassen:
1 e bardhë veze
150 g sheqer pluhur
¼ lëng limoni
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.