Djali i yllit të “General Hospital”, Jack Wagner, është gjendur së fundmi i vdekur në një parking në Los Angeles, Kaliforni. 27-vjeçari luftoi me varësinë ndaj drogës në të kaluarën, por është e paqartë nëse kjo luajti një rol në vdekjen e tij. Në korrik 2016, Harrison Wagner u zhduk për gati një javë dhe më pas u rikthye sipas një deklarate të aktorit. Aktori shkroi në ato kohë se:
Unë do t’u kërkoj atyre që duan të ndajnë frikën, varësitë dhe vështirësitë e tyre, ta bëjnë këtë gjë me mua përmes Twitter. Mund të përballemi me të së bashku, po e nis unë i pari. Kam frikë për sigurinë e djemve të mi më të vegjël. Harrison ka luftuar me drogën dhe alkoolin ashtu siç kam bërë kur isha më i ri.

Të nesërmen, Jack përditësoi ndjekësit e tij për t’i bërë të ditur se kishte kontaktuar me djalin e tij:
Kam kontaktuar me Harrison. Ai është 21 vjeç në lule të rinisë së tij, ju lutemi vazhdoni të ndani betejat tuaja, kjo na ndihmon të gjithëve.