Botë e Çuditshme

Gjendet pas 42 vitesh kutia e humbur me ushqime e një nxënëseje!

Një hidraulik duke punuar në një shkollë fillore në Virginia, SHBA bëri një zbulim të habitshëm, një kuti ushqimi “Heathcliff” e humbur nga një nxënës më shumë se 40 vite më parë. Brenda saj mbante akoma aromë çokollate të nxehtë, një vizatim të këndshëm dhe një etiketë me emrin e nxënësit Tracy Drain, e cila duket se ka qenë në klasën e zonjës Curry, dhoma 30, shkruanin zyrtarët e distriktit. “Kutia e ushqimit duket se është prodhuar në fillim të viteve 1980”-thuhet më tutje.

Postimi përfundimisht arriti te Tracy Drain, e cila humbi kutinë e saj të ushqimit gjatë vitit të katërt në vitin 1982. “Mendoj se është e mahnitshme”-tha Drain për WDBJ-TV dhe shtoi se “nëse do të isha unë personi që do ta kishte gjetur, do ta kisha hedhur në eBay dhe kush e gjen, e mban. Por, është shumë interesante ta shoh përsëri. Sa për kujtimin, nuk më kujtohet, por ka shkrimin e dorës së nënës sime, të cilin shumë e vlerësojë”-shtoi ajo.