Gjermania ka njoftuar se do të financojë 10 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi, të cilët tashmë janë përdorur me sukses për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
“Gjermania po ofron 400 milionë euro për blerjen e dronëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo e ndihmon Ukrainën të synojë infrastrukturën logjistike ruse pas vijës së frontit. Po shohim disa rezultate pozitive”, tha Pistorius, duke theksuar se për Vladimir Putinin “po bëhet gjithnjë e më e vështirë në vend ta paraqesë këtë luftë si një sukses”.
LEXO EDHE: Ekspertët i frikësohen përshpejtimit të ngrohjes globale!
Ministri vuri në dukje se Berlini do ta mbështesë Kievin në vitin 2025 me afërsisht 9 miliardë euro në total, 2 miliardë euro nga të cilat do të ndahen për një paketë të re ndihme ushtarake, duke përfshirë sisteme mbrojtjeje nga raketat, radarë të gjeneratës së ardhshme dhe municione.
“Ne gjithashtu, sigurisht, po marrim pjesë në iniciativën PURL me një investim prej 500 milionë dollarësh”, shtoi Pistorius, duke përsëritur se forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës do të mbetet “një përparësi absolute”, së bashku me investimet e reja në masat kundër dronëve.
Ndërkohë Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ramstein në Bruksel, theksoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nën prësidencën e Donald Trump, pasi sipas tij vetëm ky i funfdit mund të sjellë paqe.
“Ne do t’i japim fund luftës në Ukrainë. Siç e kemi parë të bëjë në Gaza dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump di si të krijojë paqe dhe mundësi në situata dhe skenarë ku paqja duket e largët. Vetëm Trump ka aftësinë ta bëjë këtë”, tha Pete Hegseth.