Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Spanjës dhe Suedisë iu bënë thirrje të gjitha fuqive bërthamore të ulin ndjeshëm arsenalin e tyre. Apeli i parapriu një takimi në Madrid mbi çarmatimin bërthamor.
Kryediplomati Heiko Maas:
Kjo duhet të përfshijë uljen e rolit të armëve bërthamore në strategji dhe doktrina, zvogëlimin e rrezikut të konfliktit dhe vendosjen aksidentale të armëve bërthamore, uljen e mëtejshme të rezervave bërthamore e hedhjen e bazave për një brez të ri marrëveshjesh mbi kontrollin e armëve!
Në apelin e tyre, shefet e diplomacive të Spanjës e Suedisë, Arancha Gonzalez Laya dhe Ann Linde theksuan:
Ne duhet t’i japim fund testimit të armëve bërthamore, një herë e përgjithmonë duke rifilluar negociatat për një traktat që ndalon prodhimin e materialeve për përdorim ushtarak e ndërtimin e aftësive të forta dhe të besueshme për të verifikuar fazat e çarmatimit nuklear!
Takimi i radhës zhvillohet si pjesë e Iniciativës së Stokholmit, e cila mbledh 16 vende që nxisin reduktimin e armëve bërthamore në të gjithë botën. Bisedimet e 16 qershorit mes presidentëve Joe Biden e Vladimir Putin, rinovuan shpresat për përparim. Dy fuqitë kryesore bërthamore në botë ranë dakord për takimet mbi çarmatimin bërthamor.