Gossip Showbiz

Gjesti dhe Egli Tako gati për një bashkëpunim surprizë? Mos vallë çifti po sjell projektin e parë muzikor?

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka befasuar fansat duke fshirë të gjitha postimet e mëparshme në Instagram dhe duke publikuar një fotografi të re, ku paralajmëron fillimin e një epoke të re në karrierën e tij.

Menjëherë pas tij, edhe finalistja Egli Tako ka ndarë një Instastory, duke bërë të ditur se projekti i saj muzikor i ri është gati.

Nga postimet e fundit në rrjetet sociale, shumë mendojnë se Gjesti dhe Egli po vijnë me një bashkëpunim të përbashkët, që do të ishte një surprizë e këndshme për fansat e shumtë të tyre.

Dyshja, të cilët u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duket se po e vazhdojnë romancën edhe jashtë kamerave, ndërsa tani duket se po sjellin frytet e parë të bashkëpunimit artistik.

Kujtojmë se kanë kaluar vetëm dhjetë ditë nga përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ndërsa Egli dhe Gjesti po dëshmojnë se sukseset e tyre nuk do të ndalen me kaq.