Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Gerta Gixhari, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me fituesin e edicionit, Gjestin (Besart Kelmendi), gjatë një interviste së fundmi.
Gixhari tregoi se e ka uruar Gjestin për projektin e tij më të ri muzikor.
I kam dërguar mesazh për ta uruar për këngën ‘Veshu, ndreqhu’. Më pëlqen shumë, është një këngë e bukur
-u shpreh ajo.
Ajo shtoi se ka qenë gjithmonë mbështetëse e artit të tij, edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”:
Unë e kam shprehur pëlqimin për artin e Gjestit, ia kam thënë edhe gjatë kohës që ishim brenda. Të paktën dy nga këngët e tij janë shumë të bukura dhe më japin kënaqësi kur i dëgjoj
Gerta e përshkroi raportin e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi si një marrëdhënie të këndshme, megjithëse jo pa përplasje. Ndërkohë, edhe vetë Gesti ka vlerësuar Gixharin për lojën e saj në format, duke e konsideruar atë si një person të drejtë dhe të sinqertë.
Në fund, Gerta ndau edhe një reflektim mbi eksperiencën e saj në reality show, duke theksuar se presioni i kamerave ishte shumë i madh dhe se përjetimi brenda nuk është ashtu siç shihet nga publiku jashtë.