Mbrëmja festive në “Big Brother VIP Albania 4”, ku Gjesti dhe Egli kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë simbolike, u kthye papritur në një moment zhgënjimi për çiftin dhe fansat.
Ceremonia, e shoqëruar me muzikë live nga Remzie dhe Nexhat Osmani dhe me praninë e banorëve, krijoi atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese.
Të gjithë panë një çift të lumtur dhe të bashkuar, por vetëm pak orë pas festës, situata ndryshoi.
Gjesti vendosi të heqë unazën e “martesës”, duke deklaruar se nuk ndjehet gati për ta mbajtur, duke shprehur se nuk i pëlqen të mbaja unaza, madje dhe në martesë të vërtetë nuk do të mbajë një të tillë.
Ky vendim befasues preku Eglin, e cila reagoi menjëherë:
Atëherë se mbaj as unë… e heq edhe unazën time.
Ky moment paksa i tensionuar erdhi menjëherë pas një nate që pritej të ishte ndër më të lumturat për çiftin, duke sjellë momente jo të mira pas natës së mrekullueshme që kaluan.