Dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Një njoftim i rëndësishëm ka mbërritur sot për banorët duke e bërë këtë mëngjes tepër tronditës për ta. G-Bani është përjashtuar menjëherë nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.
“Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëron “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!
I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIG Brother VIP 4”. Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.
Nuk kam një emocion për momentin. Jam akoma në fazën që s’po e kuptoj çfarë është bërë. Gjesti tha që do më preki. Më preku pak, unë e preka pak më shumë, e shtyva. Unë u dhunova edhe me gisht kur u preka nga Gjesti sepse trupi im më përket mua, jo Gjestit. Njerëzit shikojnë, gjykojnë. Kush është ai që prish dasma, që përflet vajza për moralin e tyre, i akuzon.