Dinamikat në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Një njoftim i rëndësishëm ka mbërritur sot për banorët duke e bërë këtë mëngjes tepër tronditës për ta. G-Bani është përjashtuar menjëherë nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë.
“Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëron “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!
I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIG Brother VIP 4”. Duke pranuar se goditi Gjestin, G Bani tha se edhe këngëtari bëri të njëjtën gjë ndaj tij.
Nëse unë do të dënohem dhe imazhi im do të dënohet sepse dikush që më preku pa asnjë të drejtë, u shty nga unë, le të dënohen.Jam mësuar të më preket imazhi im, nuk është hera e parë.