Gossip Showbiz

Gjesti “përndjek” Eglin teksa shfaqet i përqafuar me Rizartën?

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka marrë një kthesë të re, pasi Egli ka vendosur të tërhiqet emocionalisht nga ai. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek Gjesti, i cili ka filluar ta ndjekë Eglin nëpër shtëpi dhe të kërkojë vëmendjen e saj në mënyra të ndryshme.

I revoltuar nga kohën që Egli po kalon me banorët e rinj, të cilët ajo ka shprehur se i ka shokë nga jashtë, Gjesti ka vendosur të reagojë ndryshe. Ai merr Rizartën dhe i vendos krahun mbi supe, duke krijuar një situatë të qëllimshme për t’i rënë në sy Eglit. Më pas, ai fillon të këndojë pranë saj, duke synuar të provokojë xhelozinë e Eglit.

Nga ana tjetër, Egli qëndron e qetë dhe buzëqeshur pranë Xenit, i cili nuk qëndron duarkryq dhe nis të këndojë këngë dashurie. Pavarësisht këtyre situatave, Gjesti vazhdon ta ndjekë Egli-n dhe, në fund, i thotë Rizartës që të largohet, duke pranuar në mënyrë të nënkuptuar se gjithçka kishte bërë ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen e Eglit.