Sot në emisionin “Live from Tirana” ishin të ftuar në studio këngëtarja e njohur Ronela Hajati, kryebashkiaku i natës, Rezart Cenaj dhe muzikanti Lambert Jorganxhi për të na thënë më shumë rreth aktivitetit që do të zhvillohet tek Sheshi Skënderbej mbrëmjen e 14 shkurtit. Sheshi do të kthehet në një skenë gjigante ku pritet të performojnë shumë artistë dhe një ndër ta është edhe Ronela Hajati. Për më shumë detaje Rezarti dhe Lamberti na thonë:
Rezart: Siç ne e bëjmë çdo vit, një vit nuk e bëmë për arsye të pandemisë, kemi këngët e dashurisë në shqip. Kemi Ronelën si të ftuar speciale, kemi Eranda Libohovën, Mariza Ikonomin, Devis Xherahun, Emi Bogdon, Urban Band dhe Lambertin patjetër. Në datën 14 shkurt në orën 7 të pasdites tek Sheshi Skëndërbej.
Lambert: Secili artist ka këngët e tij, nga 3 këngë, 2 ritmike dhe një baladë. Po vazhdojmë provat ditë pas dite dhe shpresojmë t’ja dalim e të bëjmë diçka të bukur.
Ndërkaq, si e gjen Ronelën ky aktivitet?
Jam në një fazë të jetës që nuk kam qenë asnjëherë më e ngarkuar se kaq por po e mbaj veten me gajret që të presim një përfundim të saktë dhe të marrë një kënaqësi personale. 14 shkurti është një shkëputje e imja nga lodhja e madhe e Eurovisionit dhe jam e lumtur që do shoh disa çifte të lumtur, do shohim pak dashuri, edhe tek ata që duan të bëhen çift atë natë.(qesh) E rëndësishme është mesazhi, që është dashuria, të kujtohemi t’i duam njerëzit përdit dhe të këndojmë përdit për dashurinë sepse është motivi kryesor i punëve dhe sakrificave tona.