Presidenti amerikan zhbllokoi disa përdorues të tjerë në “Twitter”. Veprimi pason vendimin e një gjykatëseje federale që deklaroi se, pengimi i njerëzve për ta ndjekur Trump shkel të drejtat kushtetuese të individëve. Ndërkohë, mes 41 llogarive të bllokuara ende përfshiheshin një producent kinematografie, një skenarist, një fotograf dhe një autor që kishin kritikuar Kreun e Shtëpisë së Bardhë apo politikat e tij.