Aktualitet

Gjykata e Hagës kundër ekstradimit të Frrokut: Dënimi në Shqipëri me motive politike!

Gjykata e Apelit e të Drejtave të Njeriut në Hagë refuzon ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Mësohet se Gjykata ka dhënë një vendim në favor të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi i dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar se Arben Frrokut i rrezikohet jeta në vendin tonë. Ky vendim në favor të Frrokut i hap rrugë lirimit të tij nga burgu.