Bota

Google, “armiku” i radhës. Trump: Motori i kërkimit është i trukuar

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi së fundmi motorin e kërkimit “Google”, teksa tha se është i trukuar. Përmes një “cicërime” në Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se rezultati i kërkimit me fjalët “Trump News” tregon vetëm njoftime të mediave që sipas tij, përhapin lajme të rreme. “CNN-i spikat mbi të gjitha! Republikanët/konservatorët dhe mediat e paanshme janë të përjashtuara. Të paligjshme”, shkruan ai.