Gossip Showbiz

Gordon Ramsay tregon momentin kur i ra të fikët në sallën e lindjes: “Rashë si idiot…”

Gordon Ramsay ka ndarë një kujtim të papritur dhe të sinqertë nga lindja e djalit të tij, Oscar, në vitin 2019.

I ftuar në podcastin “Smartless”, shefi i njohur i kuzhinës rrëfeu se nuk i përballoi dot emocionet kur mori për herë të parë në krahë të birin, i cili erdhi në jetë përmes një ndërhyrjeje cezariane.

Papritur pashë gjak gjithandej, mjekët po lëviznin me nxitim, dhe kur më dhanë Oscarin, thjesht rashë. U rrëzova si idiot

-tregoi Ramsay me humor, sipas “Daily Mail”.

Ai shtoi se kjo ishte hera e parë që ndodhej në sallën e lindjes, pasi gruaja e tij, Tana, nuk e kishte lejuar më parë të ishte i pranishëm.

Këtë herë, çifti vendosi të përjetonin bashkë momentin e veçantë.

Ramsay dhe Tana janë të martuar prej vitit 1996 dhe janë prindër të gjashtë fëmijëve. Ata e kanë përshkruar ardhjen në jetë të vogëlushit Jesse James, lindur në nëntor 2023, si një “bekim” dhe “dhuratë ditëlindjeje”.

58-vjeçari e pranoi me të qeshur se nuk ishte plotësisht i bindur për të pasur një fëmijë të gjashtë, duke theksuar se jeta familjare “tani kërkon dy autobusë”. Megjithatë, ai ndjeu se ndjeshmëria dhe përvoja e kanë bërë një baba më të mirë me kalimin e viteve.

Ndërkohë, djali i tij Oscar duket se po ndjek hapat e babait të tij, pasi ka nisur të shprehë mendime kritike për ushqimin në shkollë.

Ai më tha: ‘Ushqimi është i tmerrshëm’. I thashë: ‘Atëherë bëje gati nga shtëpia’

-tha Ramsay me të qeshur.