Bota

Greqi, alarm nga virusi i Nilit Perëndimor, 11 viktima

Alarm në Greqi, 11 viktima nga virusi i Nilit Perëndimor, 6 prej të cilëve u shënuan vetëm javën e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore në Athinë, që nga fillimi i vitit 2018 janë regjistruar 107 raste të infektimit dhe mosha mesatare e pacientëve varion nga 11-94 vjet. Nga rajoni, në vend të parë për numrin e rasteve me Virusin e Nilit, është Serbia, e ndjekur nga Italia e Greqia dhe më pas vijnë Hungaria e Rumania.