Pas zjarrit apokaliptik që më 23 dhe 24 Korrik përfshiu periferinë e Athinës duke shkaktuar të paktën 90 viktima, në Greqi raportohet aktivizimi i një vatre zjarri në Schinia. Flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, por fatmirësisht nuk rrezikon shtëpi. Era e fortë favorizon përhapjen e tyre. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, si dhe po ndërhyhet nga ajri me helikopter.