Një video është bërë virale në rrjet kur një grua në Britani kapi burrin e saj gjysmë të zhveshur me dashnoren e tij në pjesën e pasme të furgonit të tyre. Sipas Daily Mail, gruaja që regjistroi skenat ishte e martuar për 17 vjet me burrin e saj. Çifti thuhet se kishin gjithsej katër fëmijë së bashku. Në video, e cila është regjistruar në zonën e Doncaster-it, gruaja britanike dëgjohet duke bërtitur para hapjes së derës së automjetit.
“Do të të vras” ka qenë reagimi i parë i bashkëshortit i cili gjithashtu ka bërtitur “mbaruam”, ndërkohë që gruaja e tij e shante si atë ashtu edhe dashnoren e tij. “Do të të nxjerr në Facebook. Ti më lëndove mua dhe fëmijët tanë”-vazhdoi e tërbuar gruaja. Pak sekonda më vonë, burri shkon në sediljet e para dhe bërtet “Do të thërras policinë” për të bindur gruan që të ndalojë videon.
Woman catches her husband with his pants down, cheating on her with his mistress in the back of his dad's work van.
The incident allegedly happened in Doncaster, England. The couple was together for 17 years, according to the Daily Mail.
"Show me what you've f**king got…… pic.twitter.com/S9MmIgtSEp
— Collin Rugg (@CollinRugg) March 3, 2025