Aktorja e famshme kanadeze, Ellen Page ka rrëfyer sekretin më të madh të jetës. Aktorja ka treguar se në fakt është një transgjinor, i quajtur Elliot. Madje, Page ka ndryshuar edhe emrin në Instagram duke nisur kështu një epokë të re në jetë. Në një postim të gjatë në Instagram, Page kërkon t’i drejtohen me “ai” dhe falenderon këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.
“Përshëndetje miq, dua të ndajë me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”- ka shkruar Page.
https://www.instagram.com/p/CIQ1QFBhNFg/?utm_source=ig_embed
Shumë kolegë e personazhe të famshëm e kanë mbështetur Page për faktin që zgjodhi të thotë hapur të vërtetën.