Gossip

Hailey Bieber mohon se ka ripostuar videon që sulmon martesën me Justin-in? “Nuk kam shpërndarë…”

Hailey Baldwin Bieber ka reaguar publikisht ndaj një vale spekulimesh në rrjetet sociale, duke mohuar kategorikisht se ka ripostuar një video virale në TikTok, e cila e përshkruante atë si një “bashkëvarëse tolerante” që është martuar me një burrë “mediokër dhe abuziv”, duke iu referuar bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Zhurma nisi pasi disa përdorues të rrjeteve sociale pretenduan se kishin prova (screenshot-e) që tregonin se videoja ishte ripostuar dhe më pas fshirë nga llogaria e Hailey-t në TikTok.

Videoja në fjalë ishte publikuar nga përdoruesja @bdr3391 dhe përmbante kritika të forta ndaj marrëdhënieve afatgjata, duke marrë si shembull martesën e çiftit Bieber.

Shumica e marrëdhënieve që ne i romantizojmë funksionojnë vetëm sepse gruaja është bashkëvarëse tolerante. Ajo toleron mediokritetin, abuzimin dhe barrën emocionale, vetëm për të qenë në një lidhje

-shprehej autorja e videos, duke përmendur drejtpërdrejt Hailey dhe Justin Bieber.

seksionin e komenteve, videoja shkaktoi reagime të shumta, me përdorues që shprehnin habi se si Hailey mund ta kishte ripostuar një përmbajtje kaq kritike ndaj vetes.

Megjithatë, modelja dhe sipërmarrësja 29-vjeçare reagoi shpejt përmes Instagram Story, ku publikoi një foto të një gote çaji të ftohtë, të shoqëruar me mesazhin:

E di që disa prej jush që jetojnë në internet janë shumë të mërzitur, por unë nuk kam ripostuar asnjë video që flet për marrëdhënien time. Ju uroj një të shtunë të bukur!

Hailey ka folur edhe më herët për presionin dhe thashethemet e vazhdueshme që rrethojnë martesën e saj. Në një intervistë për Vogue vitin e kaluar, ajo pranoi se spekulimet për divorc dhe pakënaqësi janë lodhëse dhe shpesh shtrembërojnë realitetin.

Edhe kur përpiqem të tregoj të vërtetën, njerëzit thonë se po gënjej. Është një ndjenjë shumë mbytëse

-u shpreh ajo.

Hailey dhe Justin Bieber janë të martuar prej gjashtë vitesh dhe kanë një djalë 16-muajsh, Jack Blues. Çifti ka deklaruar se në të ardhmen dëshiron të zgjerojë familjen.

Ndërkohë, Hailey vazhdon suksesin e saj profesional, pasi vitin e kaluar shiti markën e saj të kozmetikës për 1 miliard dollarë, duke mbetur ende e përfshirë si drejtoreshë kreative.

Justin Bieber, nga ana tjetër, pritet të rikthehet fuqishëm në skenë, pasi është raportuar se ka siguruar një pagesë rekord për performancën e tij në festivalin Coachella.