Hailey Bieber ka emocionuar ndjekësit e saj duke ndarë një moment intim familjar në Instagram Stories. Modelja publikoi një foto të bashkëshortit të saj, Justin Bieber, teksa mban në krahë djalin e tyre, Jack Blues, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në mbarë botën.
Fotoja u shpërnda të hënën, më 19 janar, dhe tregon Justin Bieber, 31 vjeç, pa bluzë, me tatuazhet e tij karakteristike në dukje, ndërsa mban me kujdes foshnjën e tyre. Vogëlushi Jack shfaqet me flokë biondë, një detaj që Hailey zgjodhi ta theksonte me mbishkrimin prekës:
Njësoj si babai
Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë familjare që çifti ka ndërtuar që pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Nuk është hera e parë që Hailey ndan copëza nga jeta e saj si nënë. Në fillim të këtij viti, ajo publikoi disa foto në Instagram ku fansat mundën të shihnin detaje të vogla, por domethënëse nga jeta e Jack Blues, i lindur në gusht të vitit 2024.
Mes tyre, spikati një imazh i flokëve të tij të çelët dhe një tjetër ku Hailey tregonte byzylykun e këmbës me emrin e djalit.
Familja Bieber u shfaq e bashkuar edhe gjatë festave të fundvitit, kur ndanë një foto me pizhame të njëjta festive.
Gëzuar Krishtlindjet
-shkroi Hailey, teksa buzëqeshte duke parë të birin, në një moment që u vlerësua gjerësisht nga fansat.
Hailey dhe Justin Bieber u fejuan në vitin 2018 dhe u martuan po atë vit në një ceremoni civile në Nju Jork, për të festuar më pas me një dasmë madhështore një vit më vonë.
Sipas burimeve pranë çiftit, ardhja në jetë e Jack Blues ka forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre, duke e bërë djalin qendrën absolute të jetës dhe martesës së tyre.