Bota

Hauai shpëton nga “super-uragani” Lane

Uragani i fuqishëm që kërcënoi Hauain për gati një javë, fatmirësisht u dobësua me shpejtësi derisa u kthye në një stuhi tropikale në jug të Honolulusë. Por, meteorologët paralajmëruan sërish se reshjet e dendura mund të godasin ende ishujt, duke shkaktuar përmbytje dhe erëra të furishme. Kryebashkiaku i Honolulusë, Kirk Caldëell tha se njerëzit duhet të mbeten ende vigjilentë.