Bota

Hawai goditet nga uragani Lane, më i madhi në 26 vite

Hawai është goditur nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer si pasojë e uraganit Lane që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Shkollat dhe institucionet u mbyllën, teksa banorët u strehuan nga stuhia, e cila u kategorizua si e nivelit 4. Guvernatori i Hawait, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë. Uragani Lane që solli erëra me shpejtësi 200 km/h  konsiderohet si më i fuqishmi që ka prekur ishullin në 26 vitet e fundit.