Prokuroria italiane nisi hetimet ndaj Matteo Salvinit për rastin e anijes “Diciotti”. Me refuzimin e tij, ministri i Drejtësisë duket se shkoi shumë larg dhe, pas dramës së emigrantëve që nuk lejoheshin të zbrisnin nga anija, kanë filluar verifikimet ndaj anëtarit të kabinetit qeveritar të Romës Zyrtare, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe privim lirie. “Prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij! Ky është turp”, u shpreh Salvini.