Lifestyle

Hilet si të dukeni të veshur me rroba të shtrenjta

Femrat e dëshirojnë luksin dhe të tërheqin gjithmonë vëmendjen, por jo të gjitha e kanë mundësinë ekonomike.

Disa njerëz fillojnë të blejnë pothuajse të gjitha rrobat rrobat më të shtrenjta, duke besuar se kostoja e lartë është e barabartë me stilin.

Të tjerët përpiqen të kursejnë duke u veshur edhe jashtë preferencave. Prandaj duhet të përdorni të gjitha sekretet e bukurisë për tu dukur bukur edhe pa shpenzuar shumë. Në këtë artikull do të njiheni me disa truke tepër të thjeshta se si përditshmeria juaj të duket më e vlefshme.

Provoni të ndryshoni aksesorët e palltos suaj apo xhaketës. Mjafton të ndryshoni modelin e kopsave dhe veshja juaj do të duket edhe më e bukur.

Përqëndrohuni te ngjyrat dhe nuancat. Perceptimi i ngjyrave ndikon shumë në paraqitjen tuaj.

Kushtojini vëmendje të veçantë pëlhurave. Nuk është e nevojshme që trikot të jenë me dizajne apo modele të ndryshme, ndonjëherë modelet e thjeshta duken më të reja.

Harrojini imitimet. Këshillohet më shumë të mbani një çantë cilësore dhe jo të kushtueshme, sesa një çantë false Gucci ose Michael Kors me logo të keqe. Imitimet dallohen menjëherë, kështu që mbani çanta të firmave të panjohura.

Zgjidhni aksesorë të kombinueshëm. Një veshje një ngjyrëshe sigurisht që duket elegante, por edhe aksesorët duhet të bien në sy. Nëse ju vendosni edhe aksesorë me të njejtën ngjyrë, atëherë ato humbasin në veshje. Prandaj këshillohet që të thyeni ngjyrat e veshjes me aksesorët.

Kombinoni aksesorët me njëri-tjetrin, si çantën me kapelen apo rripin e pantallonave me çantën ose syzet.