Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz. Zogu shumëngjyrësh u gjet fatkeqësisht i ngordhur jashtë shtëpiesë së kryebashkiakut të qytetit, Simone Dellai. në Schiavon, në zonën e Vicenzës. Zogu kishte përfunduar pikërisht në xhamin e dritares së të shtëpisë së tij. Por pasi kryebashkiaku e mori zogun në dorë vuri se se ai kishte një unazë gjurmuese në njërën këmbë. Pas verifikimeve u kostatua se unaza gjurmuese ishte vendosur nga Muzeu i Historisë Natyrore në Helsinki, Finlandë, disa ditë më parë.
Pas verifikimeve të detajuara doli në pah se zogu kishte përshkruar 2 000 kilometra, duke kapërcyer male dhe fusha, përpara se të përfundonte fluturimin e tij të pafat në zonën e Vicenzës. “Nuk na besohej se ai kishte fluturuar kaq shumë në pak ditë”, komentoi Simone Dellai, i cili kishte kontaktuar Muzeun e Helsinkit për të raportuar zbulimin.
Ashtu si njerëzit, zogjtë kanë më pak miq ndërsa plaken. Hulumtimet e reja sugjerojnë se ata thjesht mund të mos kenë nevojë për grupe më të mëdha. Njerëzit shpesh supozohet se kanë më pak miq me kalimin e moshës, sepse bëhen më selektivë se me kë kalojnë kohë dhe kanë më pak bashkëmoshatarë rreth tyre. Për shkak të numrit më të vogël të miqve të mundshëm të së njëjtës moshë, kjo mund të jetë një nga arsyet e vetmisë tek të moshuarit. Megjithatë, është e vështirë të veçohen të gjitha shkaqet e mundshme tek njerëzit, prandaj studiuesit janë kthyer në studimet e kafshëve.
Një ekip nga Imperial College London studioi një popullatë të izoluar harabelash në ishullin Lundy, që ndodhet në kanalin e Bristol. Ata gjurmuan moshën dhe rrjetet sociale të të gjithë zogjve dhe zbuluan se harabela më të vjetër kishin vërtet më pak miq, të ngjashëm me njerëzit. Arsyeja mund të jetë mungesa e presionit evolucionar. Ndërsa miqësitë i ndihmojnë zogjtë e rinj të mbijetojnë dhe të riprodhohen më me sukses, ky nuk është rasti për zogjtë e moshuar.