Showbiz

Hollywood ka gati filmin për koronavirusin!

Tema e koronavirusit tashmë është bërë kryefjala e ditës. Hollywood lajmëron se ka gati filmin më të ri për koronavirusin dhe ky është një ‘super lajm’.

Një mutacioni i koronavirusit, i quajtur Covid-23 ka sjellë kaos në botë në filmin “Songbird” i prodhuar nga Michael Bay. Ditën e sotme trailer-i i parë i ”trillerit pandemik” u publikua, ku tregohet për një botë e cila ka ngecur në karantinë prej 4 vitesh, duke arritur 8.4 milionë vdekje gjatë vitit të fundit.

Historia e filmit zhvillohet në vitin 2024, ndërkohë që ka si protagonist K.J Apa dhe Sofia Carson, të cilët janë një çift, të ndarë nga pandemia, duke jetuar sipas ligjeve të reja. Personazhi i Apa-s është imun nga virusi, gjë e cila mund ta ndihmojë kur kërkon të shpëtojë partneren e tij, që detyrohet të evakuohet nga apartamenti pasi komshia e saj preket nga koronavirusi.

“Është një botë e frikshme, por është një film romantik për dy njerëz të cilët duan të jenë bashkë, por nuk mundem” -tha regjizori Adam Mason “Është Romeo dhe Juliet, por janë të ndarë nga dera e shtëpisë së saj dhe nga virusi.”

Mason tha se të xhironte një film për pandeminë, gjatë një pandemie ishte e çuditshme, por gjithsesi ai ishte mësuar me të tilla kushtet, duke qenë se edhe më parë ishte marrë vetë me ndriçimin, kamerat, apo punën nga larg me aktorët.

Ndërsa skenari është shkruar po ashtu nga ai, bashkë me Simon Byes. Ndërkohë që kasti i aktorëve përfshin emra si Craig Robinson, Bradley Whitfor, Alexandra Daddario, Demi Moore, Peter Stoarmare e të tjerë. Producentë përveç Michael Bay, janë edhe Adam Goodman, “Invisible Narratives” dhe “Catchlight Films”.

Ende nuk kanë dalë detaje të tjera për filmin, por ne mezi po presim që ta shikojmë në ekran.