Në fund të vitit në treg vjen makina e re e Hondës, Prelude. Sigurisht, emri është pjesë e historisë së Hondës, ndërsa teknologjia është pjesë e së tashmes së saj. Prelude nuk do të ketë emërtimin Type R, por do të marrë pjesë nga teknologjia e Honda Civic Type R. Lajmi më i rëndësishëm është se Prelude do të marrë pjesën e përparme të pezullimit nga Civic Type R. Dizajni unik, i cili ndan nyjën nga amortizatori, mundëson fleksibilitet të madh të boshtit të drejtimit dhe më e rëndësishmja, ul ndikimin e çift rrotullimit të motorit mbi drejtimin e rrotave të përparme.
Prelude gjithashtu do të ketë frenat Brembo të përparme nga Civic Type R dhe gjurmë më të gjera si përpara ashtu edhe prapa, njësoj si Civic sportiv. Siç ndoshta e dini, Prelude bazohet në platformën e Civic-ut. Qëndrimi i Hondës është se Prelude nuk do të jetë një kupe për pista garash, por një Grand Tourer me orientim sportiv. Pra, nuk do të jetë i fokusuar si Civic Type R, por me siguri nuk do të jetë as i butë si gjalpi. Prelude do të jetë një hibrid me transmetim CVT dhe pritet të ketë të paktën 200 kuaj/fuqi. Kjo është gjithçka që dihet për Prelude deri tani.
Honda ka lançuar një kompani të re mikromobiliteti të quajtur Fastport dhe njoftoi planet për të zbuluar produktin e saj të parë në Eurobike më vonë këtë muaj. Është eQuad, një katërçikletë elektrike për shpërndarje e projektuar për përdorim urban. Mjeti i pazakontë është shumë larg nga Honda/Acura NSX sportive, por synon të lehtësojë mbingarkesën e qytetit dhe të përmbushë kërkesën në rritje të konsumatorëve për shpërndarje më të shpejta dhe më të shpeshta. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, eQuad është projektuar për t’u drejtuar në shtigje biçikletash dhe do të ofrohet në një sërë konfigurimesh për t’iu përshtatur përdoruesve të ndryshëm.