Aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez pritej të rrëmbente çmimin si aktorja më e mirë dytësore në filmin “Hustlers” ku për herë të parë është shfaqur edhe si regjisore.
Megjithatë, ajo e ka shijuar në maksimum këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve madje është shpallur mbretëresha e tapetit të kuq.
Ajo shkëlqu gjatë parakalimit në tapetin e kuq të eventit së bashku me partnerin e saj Alex Rodriguez. J-Lo gjithashtu rrëmbeu vëmendjen në festën e organizuar pas “Golden Globes” ku ndryshoi krejtësisht look-un e saj duke u shfaqur me një fustan të bardhë mjaft tërheqës.