Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit të SPAK, Alfred Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”, protestë në të cilën armët e shtetit vranë 4 protestues.
Më 21 Janar 2011, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës, dhe për më tepër, ai ishte dhe shkaku kryesor i thirrjes së protestës.
Njoftimi i plotë i Partisë së Lirisë:
“Presidenti i Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta, ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani, dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A. Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me ‘21 Janarin’.