Aktualitet

Ilir Meta reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon ashpër pasi një natë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Nga Kavaja, kreu i shtetit u shpreh se i duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur Teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese e ligjore. Sipas Metës, “aktet e fundit të bëra publike flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale”. “Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave e objekteve të kulturës. Në këtë situatë ende pandemie, në vend të merremi me menaxhimin më të mirë të saj,  do i vinim kazmën edhe përpjekjeve tona për integrimin si dhe do të ishte një provokim mjaft serioz për paqen sociale”, – tha Presidenti i Republikës.